Ndërlidhjet

Medvedev: Politika pas vrasjes së gazetarëve


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev tha se beson që disa vrasje të gazetarëve kanë qenë politikisht të motivuara.

Në një intervistë për mediat britanike në prag të vizitës së tij në Londër, Medvedev tha se hakmarrja politike ka qenë disa herë prapa shënjestrimit të gazetarëve.

Ai tha se e vetmja mënyrë për ta ndryshuar situatën është që të kapen autorët dhe të sillen para drejtësisë.

Grupet për të drejtat e mediave thonë se Rusia është ndër vendet më të rrezikshme për punën e gazetarëve, me 16 gazetarë të vrarë në dekadën e fundit.
XS
SM
MD
LG