Ndërlidhjet

Pragë: Të mos ndalet integrimi i Ballkanit


Anëtarësimi i Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian është i nevojshëm për stabilizimin dhe pajtimin në rajon, ka vlerësuar presidenca çeke e BE-së, duke kërkuar të mos ndalet dinamika e integrimit të Ballkanit.

"Pasi të jenë plotësuar kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave, do të duhej të vendoset regjimi pa viza për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, thuhet në komunikatën e kryesuesit të radhës së BE-së pas takimit joformal të ministrave të Jashtëm, që të premten dhe të shtunën u mbajt në Çeki.
Sipas kryesuesit të BE-së, përveç vendeve tjera, edhe Kosova duhet ta gjejë vendin e saj në procesin e eurointegrimeve.

Në vjeshtë, Prishtina do ta marrë studimin e Komisionit Evropian për mundësitë e integrimit të Kosovës, ndërsa sipas kryesuesit aktual të Bashkimit Evropian, "është e nevojshme që edhe Kosova në mënyrë konstruktive të përfshihet në nismat rajonale".
XS
SM
MD
LG