Ndërlidhjet

logo-print

Saakashvili i tërheq vërejtjen opozitës


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili e ka ftuar opozitën për dialog dhe i ka tërhequr vërejtjen kundër përdorimit të forcës për përmbysjen e tij.

Javën e kaluar policia arrestoi 10 vetë, për të cilët tha se planifikonin të nxitin trazira gjatë protestave të opozitës që pritet të fillojnë në 9 prill.

Saakashvili tha se tash "nuk është koha për kaos dhe grindje, por për unitet".

Opozita mohon se ka planifikuar trazira të armatosura.
XS
SM
MD
LG