Ndërlidhjet

Aeroporti i Prishtinës do të punojë 24 orë në ditë


Prej sot, Aeroporti i Prishtinës do të punojë 24 orë në ditë për shkak të interesimit të aviokompanive.

Në njoftimin e drejtuesve të aeroportit thuhet se vendimi është marrë pas shqyrtimit të mundësive teknike, si dhe analizës finansiare të punës së aeroportit.

Njoftohet se fluturimin e parë pas mesnate do ta bëjë aviokompania sllovene Adria Airways.

"Ky është sinjal pozitiv për stabilitetin politik dhe ekonomik në Kosovë. Kompania do të vazhdojë ta forcojë rolin e vet në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik", ka thënë Agron Mustafa, drejtor i aeroportit të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG