Ndërlidhjet

Turqi: Incidente në zgjedhjet lokale


Një njeri e ka humbur jetën në incidentet në Turqi ku sot mbahen zgjedhjet lokale.

Agjencitë njoftuan se një person e humbi jetën dhe 12 u plagosën nga armët e zjarrit në qytetin Akziyaret në juglindje të vendit, të banuar kryesisht me kurdë.

Incident i ngjashëm ndodhi edhe në qytetin Surc, ku pati 15 të plagosur në përleshjen e kundërshtarëve politikë.

Mbi 48 milionë turqë me të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit, në zgjedhjet që cilësohen si provë për partinë në pushtet.

Anketat parazgjedhore flasin për fitore të Partisë për Drejtësi e Zhvillim, e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
XS
SM
MD
LG