Ndërlidhjet

logo-print

Gjukanoviq fiton zgjedhjet në Mal të Zi


Koalicioni Mali i Zi Evropian në krye me kryeministrin, Millo Gjukanoviq, ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi. Me 49 mandate, koalicioni i Gjukanoviqit nuk ka nevojë të hyjë në asnjë koalicion me partitë tjera. Koalicioni Evropian poashtu ka fituar edhe zgjedhjet lokale në tri nga katër komuna në Mal të Zi. Tri listat e shqiptarëve në Mal të Zi kanë fituar nga një mandat për përbërjen e re të parlamentit malazias.
XS
SM
MD
LG