Ndërlidhjet

logo-print

Shri Lankë: Vriten 39 tigra tamilë


Të paktën 39 tigra tamilë janë vrarë në luftimet që janë zhvilluar në tokë dhe në det në veri të Shri Lankës, ka bërë të ditur armata e këtij vendi.
Një ofecer i ushtrisë ka thënë se 26 tamilë janë vrarë vetëm gjatë një beteje në det, me ç'rast forcat qeveritare kanë fundosur katër anije të tigrave tamilë.
Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se forcat e saj janë afër shuarjes së fushatës luftarake separatiste të tigrave tamilë që po zgjatë tash 25 vjet, ndërsa për pasojë ka lënë mbi 70 mijë njerëz të vrarë.
XS
SM
MD
LG