Ndërlidhjet

Ushtari amerikan fajtor për vrasjen e 4 irakianëve


Gjykata e ushtrisë së SHBA-ve në Gjermani e shpalli fajtor një ushtar amerikan për vrasjen e katër irakianëve në vitin 2007.

Rreshteri Joseph P. Mayo u akuzua për vrasje të paramenduar dhe komplot për të kryer vrasje të paramenduar.

Ai është një nga tre nënoficerët, të cilët akuzohen për vrasjen.

Sipas raporteve të mediave, ushtarët amerikanë i vranë katër të burgosurit irakianë me pistoletë në kokë pas sulmeve ndaj një patrulle amerikane, ku humbën jetën dy trupa.

Mayo mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG