Ndërlidhjet

logo-print

BB: Ekonomia e Rusisë do të tkurret për 4.5%


Banka Botërore tha se ekonomia e Rusisë këtë vit do të tkurret për 4.5%, dhe shteti duhet të veprojë shpejt për t'i ndihmuar sektorët më të ndjeshëm të shoqërisë.

Parashikimi dallon shumë nga ai i qeverisë ruse për tkurrjen prej 2.2 %, me shenja të mundshme të rimëkëmbjes nga fundi i vitit.

Banka Botërore gjithashtu tha se rënia ekonomike në Rusi do të jetë më e gjatë dhe më e thellë se në muajt që pasuan kollapsin finansiar të vitit 1998, dhe se ndikimi social i krizës do të përhapet shumë më shpejt se sa planifikohet.
XS
SM
MD
LG