Ndërlidhjet

Obama: Chrysler dhe GM nuk i justifikojnë ndihmat


Presidenti Barack Obama tha se as General Motors dhe as Chrysler nuk kanë propozuar ndryshime të mjaftueshme për të justifikuar ndihmat e mëdha nga qeveria federale.

Obama kërkoi "koncesione të dhimbshme" nga kreditorët, sindikatat dhe të tjerët, si çmim për mbijetesën e këtyre prodhuesve të automjeteve.

"Ne nuk mundemi dhe nuk duhet ta lëmë industrinë tonë automobilistike që të zhduket. Kjo industri është si asnjë tjetër emblema e shpirtit amerikan, dhe simbol i suksesit të Amerikës", tha Obama.

Presidenti amerikan gjithashtu e përmendi mundësinë e falimentimit të kontrolluar të kompanive për të ndihmuar "ristrukrutimin e shpejtë" të tyre.

Me fjalë tjera, Obama e nënvizoi shkallën, në të cilën qeveria tash po u dikton kushte dy prodhuesve më të mëdhej të automjeteve në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG