Ndërlidhjet

logo-print

Holbrooke optimist për takimin mbi Afganistanin


I dërguari special amerikan në Afganistan dhe Pakistan tha se konferenca ndërkombëtare për Afganistanin është shenjë se bota nuk e ka harruar këtë vend.

Richard Holbrooke tha se suksesi i takimit në Hagë, e organizuar nga Kombet e Bashkuara, është i garantuar nga gjatësia e listës së pjesëmarrësve.

Holbrooke gjithashtu tha se prania e Iranit në takimin është pjesë "logjike" e përpjekjeve për të sjellur paqe në Afganistan.

Në tubimin që mbahet të martën do të marirn pjesë rreth 90 shtete dhe organizata ndërkombëtare, që janë angazhuar në Afganistan.
XS
SM
MD
LG