Ndërlidhjet

Scheffer së shpejti dërgon ftesën Shqipërisë dhe Kroacisë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka marrë njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit se të gjitha vendet anëtare të Aleancës kanë dorëzuar instrumetet e ratifikimit në Uashington dhe së shpejti do t'u dërgojë ftesat Shpipërisë dhe Kroacisë që t'i bashkangjiten kësaj Aleance, ka bërë të ditur kabineti i tij në Bruksel. Pas ftesës zyrtare së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia do t'i dorëzojnë instrumentet e tyre ratifikuese në Departamenit e Shtetit dhe më pas konsiderohen anëtare të rregullta të Aleancës.
XS
SM
MD
LG