Ndërlidhjet

Peres: Qeveria e re të negociojë me palestinezët


Presidenti izraelit, Shimon Peres, ka deklaruar gjatë vizitës në Çeki se qeveria e re izraelite në krye me Benjamin Netanjahun do të fillojë menjëherë negociatat me palestinezët dhe me vendet fqinje dhe se gjatë këtij vitit mund të priten hapa të rëndësishëm drejt paqes.
Peres, pritet që sot ta emërojë qeverinë e re izraelite, e cila do të duhet të gjejë mënyrat për tejkalimin e krizës globale ekonomike, dhe të angazhohet për ndaljen e dhunës dhe në luftë kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG