Ndërlidhjet

logo-print

Clinton: Pajtim me ata që e refuzojnë dhunën


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se anëtarëve të Talibanëve në Afganistan, që e hedhin poshtë ekstremizmin, duhet tu ofrohet një "formë e ndershme e pajtimit".

Këto komente ajo i bëri në Konferencën ndërkombëtare lidhur me përpjekjet për arritjern e stabilitetit dhe të sigurisë në Afganistan, që po mbvahet në Hagë.

- Ne poashtu duhet t'i mbështesim përpjekjet e qeverisë së Afganistanit, për t'i ndarë ekstremistët e al-Kaidës dhe të talibanëve, nga ata që iu bashkuan jo nga bindja, por nga dëshpërimi. Kjo, në fakt, është rasti me shumicën e atyre që luftojnë me talibanët. Atyre duhet tu ofrohet një formë e ndershme e pajtimit dhe e integrimit në shoqërinë paqësore, nëse ata janë të gatshëm të tërhiqen nga dhuna, të shkëputen nga al-Kaida dhe ta mbështesin Kushtetutën, tha Hillary Clinton.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha në këtë konferencë, në të cilën marrin pjesë edhe Pakistani dhe Irani, se Kabulit i duhet "bashkëpunim i vërtetë" i fqinjëve për ta luftuar terrorizmin.
XS
SM
MD
LG