Ndërlidhjet

Basra: Trupat britanike e filluan tërheqjen


Forcat britanike zyrtarisht kanë filluar të tërhiqen nga Iraku, duke sinjalizuar përfundimin e operacioneve ushtarake, që filluan para gjashtë vitesh, kur nga invadimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është përmbysur regjimi i Sadam Huseinit.

Komandanti britanik, Andy Salmon, e ka transferuar autoritetin te gjenerali amerikan, Micheal Oates.

Gjatë ceremonisë së fillimit të tërheqjen së trupave, në qytetin jugor irakian, Basra, foli komandanti i lartë britanik, Jock Stirrup:

- Kjo do të thotë përfunim, pas afro gjashtë vitesh, të Divizionit Shumëkombësh Juglindje. Është një rast i rëndësisë së veçantë për Britaninë dhe ushtrinë britanike, tha zoti Stirrup.

Prej invadimit, në Irak kanë shërbyer 46 mijë ushtarë britanikë. Gjatë shërbimit janë vrarë 180 pjesëtarë të ushtrisë britanike.
XS
SM
MD
LG