Ndërlidhjet

logo-print

Administrata nuk e përdorë shprehjen "luftë kundër terrorit"


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, thotë se anëtarët e administratës së presidentit, Barack Obama, nuk po e përdorin shprehjen "luftë globale kundër terrorit".

Duke folur para gazetarëve, gjatë udhëtimit të saj për në Hagë, ajo tha se nuk ka parë asnjë urdhër specifik për të mos e përdorë këtë frazë, por, sipas saj, administrata Obama thjeshtë nuk e përdorë atë.

Fraza, "luftë kundër terrorit" ishte përdorë shpeshherë nga ish presidenti, George Bush dhe anëtarët e ekipit të tij, për t'i shpjeguar politikat e SHBA-ve, pas sulmeve më 11 shtator 2001, kundër Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG