Ndërlidhjet

Çekia e ka pranuar Kosovën dhe kjo nuk ndryshon


Njohja e Kosovës si shtet i pavarur është hap i pakthyeshëm dhe nuk mund të ndryshoj, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Çekisë, Zuzana Opletalova, me rastin e deklaratës së komunistëve çekë se ky pranim "ende nuk ka përfunduar".

"Ne de jure e kemi pranuar Kosovën, që do të thotë se kjo juridikisht nuk mund të ndryshoj", u tha zëdhënësja Opletalova, mediave beogradase.

Komunistët e pareformuar çekë, konsiderojnë se njohja e Kosovës në Çeki ende nuk ka përfunduar, pasi, sipas tyre, Kosova do të jetë me të vërtetë e pranuar, kur presidenti Vacllav Klaus, do ta nënshkruante emërimin e ambasadorit të Çekisë në Prishtinë.

Por, juristët e qeverisë çeke dhe të Ministrisë së jashtme këtë pretendim e kundërshtojnë kategorikisht.

"Jo, kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me këtë. Marrëdhëniet diplomatike dhe njohja e shteteve nuk kanë lidhshmëri njëra me tjetrën", tha zëdhënësja Opletalova.
XS
SM
MD
LG