Ndërlidhjet

SHBA kthehet në Këshillin e KB për të drejta të njeriut


Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se administrata e presidentit, Barak Obama, dëshiron të marrë pjesë në punën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Ish presidenti amerikan, Xhorxh Bush, e kishte bojkotuar këtë institucion për shkak të kritikave që këshilli i kishte bërë Izraelit. Bush kishte kritikuar Këshillin e KB për të drejtat e njeriut se nuk ishte deklaruar njësoj edhe për shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut në rajonet tjera në botë, sikurse është Sudani.
XS
SM
MD
LG