Ndërlidhjet

logo-print

Papa kërkon nga G20 t'i ndihmojë të varfërit


Kreu i kishës katolike, Papa Benedikti XVI ka kërkuar nga liderët botërorë, të cilët do të marrin pjesë në
samitin e Grupit 20 në Londër, që edhe në të ardhmen të sigurojnë ndihma për vendet e varfëra pavarësisht krizës ekonomike botërore.
Në letrën dëguar kryeministrit britanik, Gordon Braun, Papa ka kërkuar nga ai dhe liderët tjerë të Grupit 20 që të mos i harrojnë të varfërit në përpjekjet e tyre për të gjetur rrugëdalje nga kriza.
Papa Benedikti ka kujtuar vizitën e tij të fundit në Afrikë, duke theksuar se të varfërit do të jenë viktimat më të mëdha të krizës pavarësisht se nuk janë përgjegjës për te.
XS
SM
MD
LG