Ndërlidhjet

Obama: Së bashku kundër krizës


Të gjitha vendet kanë përgjegjësi të punojnë së bashku për të përballuar krizën ekonomike, tha presidenti amerikan Barack Obama.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Gordon Brown, Obama theksoi se vendi i tij është i gatshëm të marrë të gjitha masat e nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike. Obama kundërshtoi proteksionizmin dhe kërkoi të njëjtën gjë nga vendet e tjera.

Presidenti amerikan gjendet në Londër në kuadër të takimit të G20-ës, ku do të diskutohet kriza globale. Ekzistojnë dallime mes vendeve pjesëmarrëse, por Obama nënvizoi se duhet "të fokusohemi tek të përbashkëtat dhe jo tek dallimet e rastit".

Pasditen e sotme presidenti amerikan do të zhvillojë të parin takim të drejtpërdrejtë me homologun e tij rus.
XS
SM
MD
LG