Ndërlidhjet

logo-print

Obama po takohet me Medvedevin


Presidenti amerikan Barack Obama po zhvillon takimin e parë të drejtpërdrejtë me homologun e tij rus Dimitri Medvedev. Të dy presidentët gjenden në Londër për të marrë pjesë në takimin e G20-ës.

Pritet që Obama e Medvedev të bien dakord për fillimin e bisedimeve mbi një marrëveshje të re të armëve bërthamore. Përpara takimit Obama pranoi se ekzistojnë dallime reale mes dy vendeve.

"Të dyja vendet kanë interes në zvogëlimin e stoqeve bërthamore dhe në luftën kundër shtimit të armëve bërthamore. Të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta dhe në luftën kundër terrorizmit dhe në stabilizimin e ekonomisë botërore. Kërcënimi që paraqesin ndryshimet kliamtike janë një tjetër sferë e interesit të përbashkët", tha Obama.

Megjithë përpjekjet për raporte më të mira ende mbeten çështje problematike mes dy vendeve, siç janë zgjerimi i NATO-s dhe programet bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG