Ndërlidhjet

Obama viziton Moskën në korrik


Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dimitri Medvedev kanë rënë dakord që dy vendet të fillojnë bisedimet për zvogëlimin e arsenalit bërthamor, përfshi dhe mbushjet e kokave bërthamore.

Obama dhe Medvedev i kanë bërë thirrje Iranit që t'i lejojnë inspektorët e Kombeve të Bashkuara të verfikojnë programet bërthamore të Iranit, si rruga e vetme për të vërtetuar se ato janë për qëllime paqësore.

"Besoj se ajo çfarë kemi filluar sot është dialog konstruktiv që do të na lejojë të punojmë në sferat e interesit të përbashkët, siç janë zvogëlimi i sasisë së armëve bërthamore, forcimi i marrëveshjeve për mosshumimin e armëve bërthamore si dhe interesi i përbashkët për tu përballur me kërcënime si terrorizmi dhe ekstremizmi", tha Obama pas takimit me homologun rus Medvedev.

Obama deklaroi se do të vizitojë Moskën në korrikun e këtij viti.
XS
SM
MD
LG