Ndërlidhjet

Merkel: Të forcojmë FMN-në


Presidenti francez Nicholas Sarkozy ka rënë dakord me kryeministrin britanik Gordon Brown për rregullore më të ashpra financiare në tregun global. Lajmi bëhet i ditur nga burimet pranë pallatit presidencial francez. Sarkozy e Brown kanë biseduar para fillimit të takimit të G20-ës.

Para fillimit të takimit të G20-ës, gjatë një konference për shtyp në Berlin, kancelarja gjermane deklaroi:

"Qëllimi është të forcojmë institucionet ndërkombëtare si FMN-ja dhe Forumi për Stabilitet Financiar. Është shumë e rëndësishme ta bëjmë të qartë gjatë takimit të G20-ës që nuk do të ketë masa proteksioniste, pasi kjo do të ishte përgjigjja më e keqe", tha Merkel.
XS
SM
MD
LG