Ndërlidhjet

Londër: Filloi takimi i G20-ës


Ka filluar në Londër takimi i G20-ës, përfaqësuesve të 20 ekonomive më të mëdha në botë. Takimi, i cili do të vazhdojë dhe nesër ka filluar me darkën zyrtare të organizuar nga kryeministri britanik Gordon Brown.

Udhëheqësit botërorë janë pritur dhe nga mbretëresha Elizabet.

Takimi i G20-ës, që synon t'i japë zgjidhje krizës ekonomike globale është shoqëruar me shumë protesta në kryeqytete të ndryshme evropiane, përfshi Londrën. Mijëra protestues u mblodhën gjatë ditës në zonën ku janë të vendosur institucionet financiare në Londër.

Demonstruesit shkaktuan dëme të vogla materiale në ndërtesat e bankave si Royal Bank of Scotland dhe shkruan në mure "Hajdutë".
XS
SM
MD
LG