Ndërlidhjet

logo-print

BE mirëpret fuqizimin e MSA-së me Tiranën


Bashkimi Evropian ka mirëpritur hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Shqipërinë. "MSA-ja mes Shqipërisë e BE-së paraqet një marrëdhënie kontraktuale me të drejta dhe detyrime të ndërsjellta", ka theksuar eurokomisioneri për zgjerim Olli Rehn.

Rehn ka përsëritur mbështetjen evropiane për Shqipërinë.

"Në mbështetje të reformave BE-ja vë në dispozicion ndihmën e para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, ndihmë që e kalon shumën e 6.8 miliardë eurove për periudhën 2009-2012", tha Rehn.
XS
SM
MD
LG