Ndërlidhjet

logo-print

Në samitin e NATO-s diskutohet për Kosovën


Në samitin e ardhshëm të NATO-s në Strazbur dhe në Kel do të shqyrtohet zhvillimi dhe aktivitetet e Aleancës në Ballkan me fokus të posaçëm në Kosovë, ka bërë të ditur një zyrtar i NATO-s në Bruksel.
Shefat e diplomacive të NATO-s , të premten do të analizojnë të gjitha sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohen aleatët e kësaj Aleance.
Në takimin e të shtunës ndërkaq, shefat e shteteve ose qeverive të shteteve anëtare të NATO-s, në të cilin për herë të parë marrin pjesë edhe presidentët e Shqipërisë dhe Kroacisë, do të miratojnë konkulzionet të cilat përfshijnë edhe vlerësimet për gjendjen në Ballkan dhe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG