Ndërlidhjet

Tetë të vdekur dhe tetë të zhdukur në Detin Verior


Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e pa jetë të tetë udhëtarëve nga helikopteri që ishte rrëzuar në Detin Verior të Skocisë, ka bërë të ditur policia britanike.
Në helikopterin, që ishte ishte nisur nga një platformë e naftës gjendeshin 16 udhëtarë, ndërkohë që tetë udhëtarët e tjerë konsiderohen të zhdukur.
Kjo është fatkeqësia e dytë gjatë këtij viti në këtë vend. Në muajin shkurt gjithashtu një helikopter ishte rrëzuar në Detin Verior drisa po dërgonte punëtorët në platformat e naftës jo fort larg Skocisë, por të gjithë udhëtarët kishin shpëtuar.
XS
SM
MD
LG