Ndërlidhjet

Dita botërore e autizmit


Sot shënohet dita ndërkombëtare e autizmit, ndërsa statistikat tregojnë se në botë ndër 150 fëmijë të lindur një nga ta është i prekur me këtë sindrom, i cili shkakton çrregullime të mëdha në zhvillimin e fëmijës.
Karakteristikë e fëmijëve të prekur nga autizmi janë problemet në komunikimin verbal dhe joverbal si dhe sjelljet e tyre ndaj rrethit.
Deri tani janë zhvilluar teori të ndryshme për shkaqet e kësaj sëmundjeje, por asnjëra prej tyre nuk ka arritur të definojë dhe përcaktojë terapinë përkatëse për shërimin e personave me autizëm.
XS
SM
MD
LG