Ndërlidhjet

Obama e Brown, optimist për G20-ën


Udhëheqësit e G20-ës, 20 ekonomive më të mëdha në botë, po zhvillojnë në Londër debate mbi zgjidhjen e krizës financiare globale.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe mikpritësi i takimit, kryeminsitri britanik Gordon Brown kanë shprehur optimizmin se do të arrihen marrëveshjet e envojshme në fund tët akimit.

Problemi qëndron tek Franca dhe Gjermania që nuk kanë pranuar thirrjet amerikane për më shumë paketa ndihme për të stimuluar ekonominë. Parisi dhe Berlini kanë kërkuar rregullore më të ashpra për tregun financiar global.

Një nga propozim deklaratat e hartuara për në fund të takimit parasheh që fondet e investimeve të vihen nën mbikqyrje për herë të parë nga një agjenci ndërklombëtare si dhe të forcohet FMN-ja.

Derisa udhëheqësit e G20-ës zhvillojnë bisedime mijëra protestues janë mbledhur në Londër.
XS
SM
MD
LG