Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 20 militantë


Ushtria amerikane tha se rreth 20 militantë janë vrarë në një sulm ajror në jug të Afganistanit.

Komunikata thotë se trupat afgane dhe të koalicionit kërkuan ndërhyrje nga ajri pasi kryengritësit sulmuan një patrullë të përzier në provincën Helmand.

Në vargun e përleshjeve në zonën e njëjtë në fillim të javës u vranë 31 militantë.

Provinca Helmand është vendstrehim i militantëve dhe prodhuesi më i madh i opiumit në botë.
XS
SM
MD
LG