Ndërlidhjet

SHBA dhe Korea e Jugut paralajmërojnë Phenianin


Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij koreanojugor Lee Myung-bak ranë dakord për një përgjigje "të ashpër dhe të bashkuar" ndërkombëtare nëse Korea e Veriut i çon përpara planet për lansimin e raketës.

Obama dhe Lee u takuan në margjinat e samitit të G 20 në Londër.

Phenaini ka thënë se do të lansojë një satelit në orbitë mes 4 dhe 8 prillit, por Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut thonë se lansimi paraqet test për raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ushtria e Koresë së Veriut u kërcënua me hakmarrje të menjëhershme ndaj "përpjekjes më të vogël" që do të bëhej për t'i zënë rrugën raketës.
XS
SM
MD
LG