Ndërlidhjet

logo-print

Prishtina uron Shqipërinë dhe Kroacinë


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu uroi presidentët e Shqipërisë dhe Kroacisë për hyrjen e vendeve të tyre në NATO.

Në urimin presidentit Bamir Topi, Sejdiu thotë se kjo "është arritje e shkëlqyeshme e institucioneve dhe qytetarëve të Shqipërisë, e cila do t'u shërbejë si shembull edhe vendeve tjera që synojnë anëtarësimin në NATO".

"Edhe Republika e Kosovës do të përfitojë nga përvoja juaj", ka theksuar Sejdiu.

Ndërkaq në telegramin e urimit të kryeministrit Hashim Thaçi thuhet se zyrtarizimi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO "është ngjarje me rëndësi historike" për shtetin shqiptar.

Duke uruar presidentin kroat Stipe Mesiq, presidenti Fatmir Sejdiu e thekson mbështetjen që populli dhe institucionet e Kosovës "gjithmonë do t'ia ofrojnë Kroacisë".
XS
SM
MD
LG