Ndërlidhjet

Moska: Hyrja në NATO nuk është në agjendë


Rusia tha sot se hyrja në NATO nuk është në agjendën e saj.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Andrei Nesterenko u tha gazetarëve se "anëtarësimi në NATO për Rusinë nuk është çështje praktike".

Më herët, në fillim të javës, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski tha se ai nuk do të ishte kundër anëtarësimit të Rusisë në NATO.

Ideja që Moska t'i bashkangjitet NATO-s u debatua në vitet e 1990-ta, por kurrë nuk u bë realitet.

Në vend të kësaj, Rusia dhe Perëndimi kanë zgjedhur një trup konsultativ, të quajtur Këshilli NATO-Rusi.
XS
SM
MD
LG