Ndërlidhjet

Estonia: Nuk ka Evropë të bashkuar pa Ballkanin


Ambasadorja e Estonisë në Bruksel, Karin Jaani ka deklaruar sot në Prishtinë se "nuk mund të ketë Evropë të Bashkuar" pa Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.

"Estonia insiston që Ballkani perëndimor duhet të integrohet në BE, sepse nuk mund të ketë Evropë të bashkuar pa integrimin e plotë të vendeve të këtij rajoni në të gjitha mekanizmat evropianë", ka thënë Jaani.

Gjatë takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, ambasadorja e Estonisë i ka dorëzuar le trat kredenciale, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Estonisë dhe Kosovës.
XS
SM
MD
LG