Ndërlidhjet

NATO: Topi drejton delegacionin e Shqipërisë


NATO-ja fillon sot takimin dy ditor që përkon me 60 vjetorin e krijimit të Aleancës. Takimi do të mbahet në Strasburg të Francës dhe Kehl të Gjermanisë.

Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare, mes të cilave për herë të parë merr pjesë dhe Shqipëria e Koracia do diskutojnë sfidat e NATO-s dhe misionin në Afganistan. Kosova besohet se do të jetë një ndër temat e debatit.

Delegacioni i Shqipërisë do të drejtohet nga presidenti Bamir Topi dhe në të do të marrin pjesë kryeministri Berisha, ministri i mbrojtjes, ai i jashtëm dhe shefat e grupeve parlamentare të PS-së e PD-së.

Në këtë takim Franca do t'i bashkohet strukturës komanduese ushtarake të NATO-s për herë të parë që nga largimi i vitit 1966.

Presidenti amerikan Barack Obama do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, në kuadër të të cilit do të zhvillojë dhe takime dypalëshe.

Në prag të takimit policia është përleshur me protestuesit në Strasburg.
XS
SM
MD
LG