Ndërlidhjet

Thaçi viziton BE-në


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Bruksel ku gjatë ditës do të takohet me shefin e diplomacisë evropiane, Javier Solana.

Zyra e Solanës njofton se takimi do të jetë mundësi për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet Kosovë-Bashkimi Evropian dhe çështjet e tjera me interes të përbashkët.

Thaçi në Bruksel do të takohet dhe me zyrtarë të tjerë evropianë.
XS
SM
MD
LG