Ndërlidhjet

Obama arrin në Strasburg


Presidenti amerikan Barack Obama ka mbërritur në Straburg ku do marrë pjesë në takimin dy ditor të NATO-s.

Pritet që Obama të paraqesë strategjinë e tij për Afganistanin para 28 vendeve anëtare të Aleancës.

Para fillimit të takimit Obama është takuar me homologun e tij francez Nicholas Sarkozy. Pasdite ai do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Samiti i NATO-s, që përkon me 60 vjetorin e Aleancës, do të mbahet në qytetet buzë Rinit, në Strasburg të Francës dhe në Kehl të Gjermanisë.

Në këtë takim pritet të flitet dhe për Ballkanin e Kosovën.

Në takimin e NATO-s që fillon sot për herë të parë me të drejta të plota si vend anëtar marrin pjesë dhe Shqipëria e Kroacia. Delegacioni shqiptar drejtohet nga presidenti Topi dhe ka në përbërje kryeminsitrin Berisha, ministrat e mbrojtjes e të punëve të jashtme si dhe shefat e grupeve parlamentare të PD-së e PS-së.
XS
SM
MD
LG