Ndërlidhjet

Rasmussen kandidat për shef të NATO-s


Kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen ka konfirmuar sot se ai është kandidat për sekretar të përgjithshëm të NATO-s.

Zëdhënësja e Partisë Liberale daneze, Inger Stoejberg tha se Fogh Rasmussen u ka thënë bashkëpartiakëve të vet për vendimin e tij përpara se të niset në samitin e NATO-s.

Fogh Rasmussen, 56 vjeç, i hidhëroi disa myslimanë kur folin për lirinë e shprehjes në kohën e zhurmës pas publikimit në Danimarkë të karikaturave të profetit Muhamed në vitin 2006.

Ai gjithashtu e ka zemëruar anëtarin e NATO-s, Turqinë, duke kundërshtuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Turqia vazhdimisht ka sinjalizuar se mund t'i vë veto nominimit të Fogh Rasmussen.
XS
SM
MD
LG