Ndërlidhjet

Obama: Korea e Veriut të mos e lansojë raketën


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të mos i çojë përpara planet për lansimin e raketës.

Koreja e Veriut ka thënë se planifikon të lansojë një raketë me satelit ndërmjet 4 dhe 8 prillit.

Duke folur në Strasbourg, ku ndodhet për në samitin e NATO-s, Obama e quajti hapin e Koresë së Veriut "provokativ" dhe tha se ai duhet të ndalet.

Shtetet e Bashkuara, Korea e Jugut dhe Japonia thonë se lansimi është test për raketë me rreze të gjatë veprimi.

Zyrtarët koreanojugorë thonë se lansimi mund të bëhet të shtunën.

Korea e Veriut ka thënë se do ta cilësojë si akt lufte çdo përpjekje për ta rrëzuar raketën.
XS
SM
MD
LG