Ndërlidhjet

Sarkozy pro strategjisë së SHBA për Afganistanin


Presidenti francez Nicolas Sarkozy tha se Franca e mbështet politikën e re amerikane për Afganistanin, të cilën muajin e kaluar e hartoi presidenti Barack Obama.

"Nuk do të dërgohen trupa franceze shtesë në Afganistan sepse vendimi është marrë vitin e kaluar, por ne jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë ndihma në trainimin e policisë dhe në ekonomi", tha Sarkozy.

Ai i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me presidentin Barack Obama.

"Ne duam aleatë të fortë. Do të donim ta shihnim Evropën të ketë aftësi më të mëdha mbrojtëse. Ne nuk duam të jemi mbrojtës të Evropës, por duam të jemi partnerë me Evropën", tha presidenti Obama.

Presidenti amerikan pasdite do takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG