Ndërlidhjet

Takimi Obama - Sarkozy


Presidenti amerikan, Barack Obama, ka mbërritur në Straburg, ku do marrë pjesë në takimin dyditor të NATO-s. Para fillimit të takimit, Obama është takuar me homologun e tij francez, Nicholas Sarkozy.


Presidenti Sarkozy tha se Franca e mbështet politikën e re amerikane për Afganistanin, të cilën muajin e kaluar e hartoi presidenti Barack Obama.

"Nuk do të dërgohen trupa franceze shtesë në Afganistan, sepse vendimi është marrë vitin e kaluar, por ne jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë ndihma në trainimin e policisë dhe në ekonomi", tha Sarkozy.

Ndërkaq, presidenti i SHBA-ve tha:

"Ne duam aleatë të fortë. Do të donim ta shihnim Evropën të ketë aftësi më të mëdha mbrojtëse. Ne nuk duam të jemi mbrojtës të Evropës, por duam të jemi partnerë me Evropën", tha presidenti Obama.


Obama Sarkozy
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00
XS
SM
MD
LG