Ndërlidhjet

Merkel: NATO sot do zgjedhë shefin e ri


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se në samitin e sotëm NATO-ja duhet të vendosë se kush do të jetë udhëheqësi i ri i aleancës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin amerikan Barack Obama në qytetin Baden-Baden të Gjermanisë, Merkel tha se kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen është një kandidat i shkëlqyeshëm.

Më herët, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu dyshime për homologun e tij danez, duke e kritikuar mënyrën se si Rasmussen e trajtoi krizën që u shkaktua nga botimi i karikaturave të profetit Muhamed në një gazetë të Danimarkës.
XS
SM
MD
LG