Ndërlidhjet

BE kritikon kundërshtimin e Turqisë për Rasmussen


Bashkimi Evropian tha se kundërshtimi i Turqisë për zgjedhjen e kryeministrit të Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen në krye të NATO-s është gjë e keqe për anëtarësimin e Ankarasë në BE.

Komisioneri për Zgjërimin Olli Rehn ka deklaruar se kundërshtimi i Turqisë "me siguri do të ngrejë pyetje në mesin e vendeve anëtare dhe qytetarëve të BE-së se në ç'masë Turqia i ka përqafuar vlerat evropiane, siç është liria e shprehjes".

Turqia e ka kundërshtuar propozimin për shkak të krizës rreth karikaturave me profetin Muhamed të botuara në gazetat e Danimarkës në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG