Ndërlidhjet

Praga përgatitet të presë presidentin Obama


Praga po përgatitet për vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Snajperistët e policisë janë vendosur në pullazet e ndërtesave teksa autoritetet i kanë shtrënguar masat e sigurisë.

Zyrtarët kanë vendosur zonë të ndalim fluturimit mbi kryeqytetin e Çekisë, ndërsa policia i ka shpeshtuar patrullimet në sheshet kryesore dhe pikat turistike.
Vetëm në pjesën historike të Pragës janë vendosur 4.000 policë.

Obama mbërrin në Pragë sot pasdite.

Të dielën, Obama do të takohet me udhëheqësit e Çekisë dhe ata evropianë, si dhe do të mbajë një fjalim, në të cilin do t'i parashtrojë synimet aftagjata që bota të lirohet nga armët bërthamore.

Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, ka thënë se do të përpiqet ta bindë presidentin Obama që ta vazhdojë projektin për mburojën antiraketore në Evropë.
XS
SM
MD
LG