Ndërlidhjet

Rusi: Protesta për krizën ekonomike


Disa dhjetra mijë demonstrantë protestuan sot në Moskë kundër mënyrës së trajtimit që qeveria ruse po i bën krizës ekonomike.

Protesta në sheshin qendror të Moskës u organizua nga partia Komuniste.

Protestuesit mbanin parulla me mbishkrimet "Poshtë Qeveria" dhe "Largoni burokratët e korruptuar", si dhe flamuj të kuq dhe portrete të Leninit dhe Stralinit.

Rreth 25 aktivistë të rinj pro Kremlinit u arrestuan pasi u përpoqën të prishin demonstratën duke brohoritur parulla antikomuniste.

Protesta në Moskë ishte pjesë e tubimeve që u mbajtën në tërë vendin nën organizimin e Partisë Komuniste.
XS
SM
MD
LG