Ndërlidhjet

Maqedonia përgatitet për zgjedhjet e së dielës


Në Maqedoni nesër mbahen zgjedhjet presidenciale.

Votimet do të zhvillohen nën masa të shtrënguara sigurie, për të parandaluar dhunën dhe parregullsitë, të cilat kanë përcjellë votimet e mëhershme.

Votimet do të ndiqen nga shumë vëzhgues, sepse mund të ndikojnë në përpjekjet e vendit për t'iu bashkangjitur NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Më shumë se 2.000 policë shtesë janë angazhuar për të siguruar rrethin e dytë të zgjedhjeve, në të cilin do të rivotohet edhe për pushtetin lokal.
XS
SM
MD
LG