Ndërlidhjet

logo-print

Barack Obama në Pragë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka mbërritur për vizitë dyditore në Pragë.

Në aeroportin e Pragës, presidentin amerikan dhe zonjën e Parë, Michelle Obama, e pritën presidenti i Republikës së Çekisë, Vaclav Klaus, dhe kryeministri Mirek Topolanek.

Të dielën, Obama do të takohet me udhëheqësit e Çekisë dhe ata evropianë, si dhe do mbajë një fjalim, në të cilin do t'i parashtrojë synimet aftatgjata që bota të lirohet nga armët bërthamore.

Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, ka thënë se do të përpiqet ta bindë presidentin Obama që ta vazhdojë projektin për mburojën antiraketore në Evropë.

Vizita e presidentit amerikan në Pragë po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Zyrtarët kanë vendosur zonë të ndalim fluturimit mbi Pragë, ndërsa policia i ka shpeshtuar patrullimet në sheshet kryesore dhe pikat turistike. Vetëm në pjesën historike të Pragës janë vendosur 4.000 policë.
XS
SM
MD
LG