Ndërlidhjet

Mbledhje urgjente e KS të OKB –së


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do ta mbajë sot një mbledhje urgjente me kërkesë të SHBA-ve dhe Japonisë, me ç'rast do të shqyrtohen pasojat e vendimit të Penijanit që ta lansojë raketën me rreze të gjata veprimi.
15 anëtarët e KS të OKB do të duhej të takoheshin rreth orës 20.00, sipas kohës së Evropës Qendrore, për të shqyrtuar lansimin e raketës, për të cilën Uashingtoni dhe aleatët e tij besojnë se është projektil me rreze të gjata veprimi, ka deklaruar zëdhënësi i ambasadorit meksikan në OKB, Klod Heler, vendi i të cilit këtë muaj kryeson KS.
Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka shfaqur keqardhje për vendimin e Koresë Veriore që, perkundër thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, ta lansojë raketën.
XS
SM
MD
LG