Ndërlidhjet

Seul: Raketa e Penjanit, kërcënim për globin


Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një takim të jashtëzakonshëm lidhur me lëshimin e raketës me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut.

Takimi është kërkuar nga Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, derisa porva e ndërmarrë nga Penjani ka hasur në kritika të ashpra ndërkombëtare.

Zëdhënësi i presidnetit të Koresë së jugut tha se raketa është kërcënim për sigurinë globale.

"Ne nuk mund të ndihmojmë, por jemi të zhgënjyer nga veprimet e papërgjegjshme të Koresë së Veriut. Ky hap është kërcënim serioz ndaj gadishullit korean dhe sigurisë globale", ka deklaruar presidenca në Seul.

Lëshimi i raketës nga Penjani ka ardhur pas muajsh presioni që Koreja e Veriut të mos e merrte një hap të tillë.
XS
SM
MD
LG