Ndërlidhjet

Shqipëria vazhdon festimet e anëtarësimit


Shqipëria po vazhdon festimet për hyrjen e vendit në NATO. Flamujt kombëtarë dhe ata të NATO-s janë vendosur kudo në Tiranë dhe në rrethet e tjera të Shqipërisë.

Në mbrëmje do të ketë një koncert të dytë të grupit britanik UB40 si dhe të artistëve vendorë.

Mesditën e sotme është kthyer në Tiranë edhe delegacioni shqiptar që morri pjesë në takimin e NATO-s në Strasburg dhe Kehl, ku u zyrtarizua anëtarësimi i Shqipërisë.

"Gëzuar ditën e parë si vend anëtar i NATO-s, ditën e një të ardhme plot besim", uroi kryeministri Sali Berisha me të mbërritur në aeroportin "Nënë Tereza".
XS
SM
MD
LG